Ballina

Gjermania dënon ashpër sulmin terrorist në infrastrukturën kritike të Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

November 30, 2024

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Zubin Potok, i cili ka rrezikuar furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Përmes një postimi në X, MPJ e Gjermanisë ka shprehur solidaritet me Kosovën, ndërsa u bë thirrje që përgjegjësit e aktit të dalin para drejtësisë.

“Gjermania bashkohet me Bashkimin Evropian në dënimin më të ashpër të sulmit terrorist të djeshëm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Solidaritet i plotë me Kosovën. Ata që janë përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagim.