Lajme

Gjermania del kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për dinarin, kërkon më shumë kohë

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2024

Qeveria gjermane i kërkoi Kosovës që të shtyjë planet për zbatimin e vendimit që euro të jetë monedha e saj e vetme mes shqetësimeve se vendimi mund të përkeqësojë tensionet etnike duke ndërprerë qarkullimin e parave kesh për serbët etnikë në veri të vendit.

Ne i bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës që të shtyjë datën e zbatimit derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, u tha gazetarëve në Berlin të premten Christiane Hoffmann, zëvendës-zëdhënëse e qeverisë.

Derisa këtë çështje e konsideron është një vendim sovran për Kosovën, Hoffmann e quajti vendimin për valutën një “hap të rëndësishëm me pasoja të gjera”, që kërkon më shumë kohë dhe përgatitje.