Për një gjumë të mirë, është shumë me rëndësi që të dini çfarë të bëni e çfarë jo pak orë para se të shkoni në shtrat.
Më poshtë u sjellim dy gjëra që mund të ndikojnë për të keq në cilësinë e gjumit, nëse i bëni në orët e mbrëmjes:
Të hani mish
Preferohet që të hani ushqim të lehtë para gjumit, nëse nuk doni që vakti të shqetësojë gjumin. Tretja e proteinave në trup shpesh është punë intensive e vështirë, ndërsa trupi është në një gjendje tjetër duke u përgatitur për pushim.
Të brendshme shumë të ngushta
Rroba shumë të ngushta pengojnë gjumin, duke çuar në një temperaturë të rritur trupore si dhe duke zvogëluar nivelin e serotoninës. Rekomandohen pizhame të rehatshme, të gjëra dhe prej pambukut.
Rrobat e ngushta mund të ngadalësojnë edhe qarkullimin e gjakut apo ndonjë mpirje sado të lehtë.