Sport

Gjeorgjia bën mrekullinë, mposht Portugalinë dhe kualifikohet tutje

By GAZETA SCANNER 1

June 26, 2024

Gjeorgjia ka bërë befasinë e mbrëmjes, duke triumfuar ndaj Portugalisë për ta siguruar vendin në 1/8 e finales së “Euro 2024”.

Edhe pse të gjithë e shihnin Portugalinë si favorit, Gjeorgjia mahniti me një paraqitje solide për të fituar me rezultat 2:0.

Gjeorgjia mahniti nga fillimi, duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutave lojë përmes Khvicha Kvaratskhelia që realizoi pas një asistimi të Mikautadzes (2’).

Portugalia pastaj tentoi ta barazonte me Cristiano Ronaldo që provoi nga gjuajtja e lirë, duke goditur 130 km për orë, por ishte qendrore. Portugezi edhe kërkoi një penallti mirëpo që gjyqtari i dha karton të verdhë për simulim, vendim që i befasoi të gjithë.

Ronaldo ishte pranë edhe të shënonte në pjesën e dytë, mirëpo sërish mbrojtja gjeorgjiane ishte në nivel të lartë.

Derisa Portugalia po sulmonte, Kiteishvili fitoi një penallti – të cilën e konkretizoi Georges Mikautadze, për ta vulosur fitoren.

Kështu, Gjeorgjia vazhdon tutje si vend i tretë duke e rrëzuar Hungarinë ndërsa Portugalia veçse e kishte të siguruar vendin si lider i grupit F.