Lajmest-slider

Gjenerallejtënant Rama: Kemi ndihmuar vëllezërit tanë në Shqipëri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka rrëfyer detaje nga operacioni pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

Ai e ka cilësuar si obligim kontributin e forcave të FSK-së në momentet më të vështira për Shqipërinë.

“Informacionin për operacionin i kemi marrë nga ushtria shqiptare dhe i falënderojmë për mbështetjen. Ne kemi kryer detyrën tonë, kemi ndihmuar vëllezërit tanë. Isha në Thumanë, me presidentin, dhe fakti që trupat tanë kanë vepruar me trupat greke, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën…”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe situata e krijuar nga tërmeti është një luftë në llojin e vet.

“Është një luftë pak më specifike, por kjo është e llojit të vet. Është e vështirë për tu parashikuar, por ne duhet të kryejmë obligimin”, ka thënë Rama në ABC News.

I pyetur nga gazetarja për faktin se gjatë operacionit kanë bashkëpunuar edhe me forcat serbe, Rama ka thënë se këto janë ngjarje të jashtëzakonshme.

“Po e përmenda edhe më herët në raste të jashtëzakonshme, nuk njeh fe, parti, kulturë, është njerëzore. Ne na ka gëzuar fakti që ata kanë qenë të gatshëm”, është shprehur Rama.