Lajme

Gjendja në arkivin e MPJD-së, Hajdari: Kthjellu, Donikë! Kthjellu, Albin! A po ju vjen marre more?

By GAZETA SCANNER 1

January 31, 2024

Arkiv i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në gjendje të keqe.

Disa fotografi të publikuara nga Petrit Hajdari, që kohë më parë ka punuar në këtë institucion, shfaqin gjendjen aktuale të këtij arkivi.

“Këto fotografi nuk janë bërë nga vatrat e luftës e as nga ndonjë objekt i goditur prej fatkeqësive natyrore, ndonëse ashtu duket. Ky është arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë gjendje është diplomacia jonë, si qeveria, si arkivi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë në Facebook:

Arkivi i Ministrisë si politikat e Qeverisë

Këto fotografi nuk janë bërë nga vatrat e luftës e as nga ndonjë objekt i goditur prej fatkeqësive natyrore, ndonëse ashtu duket.

Ky është arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë gjendje është diplomacia jonë, si qeveria, si arkivi.

Lind pyetja: Patjetër që Ministrja Gërvalla është e paaftë të sigurojë njohje të reja, por edhe po t’i siguronte, a do të ruheshin në këtë rrëmujë? A janë këtu edhe dokumentet me rëndësi diplomatike për vendin? A janë këtu edhe vendimet e Ministrisë për stafin?

Sepse, çkado që është këtu, më mirë të mos ishte askund.

E tmerrshme, padyshim, por e pritshme! Amatorët e qeverisë janë duke e marrë në qafë çdo sektor.

Kjo pamje simbolizon kaosin qeveritar të Kosovës sonë.

Kthjellu, Donikë! Kthjellu, Albin! A po ju vjen marre more?