Një vajzë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është në rrezik për jetë si pasojë e rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së re në Prishtinë.
Mirëpo gjendja e pacientes është stabile, ndonëse ka marrë lëndime të rënda trupore.
Kështu bënë të ditur drejtori i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), Naser Syla.
Ai tha se sipas të gjitha gjasave pas ekzaminimeve të pacientes në emergjencë, e njëjta do të dërgohet në Mjekimin Intensiv Qendror për të vazhduar trajtimin.