Lajme

Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

Një person me inicialet V. M. rreth 50-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në Rrugën “Filipa Vishnjiq”.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë Radoviq për “Kosovapress”.