Një mjet i pashpërthyer është gjetur në një veturë në Leposaviq.
Zëvendësdrjtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, se menjëherë kanë dal ne vendin e ngjarjes ku janë përfshirë edhe Njësia K9 dhe EOD, gjithashtu edhe KFOR-i.
“Sot rreth orës 11.00 Policia ka pranu informacion se nën një veturë në qytetin e Leposavicit gjondet një mjet i dyshimt i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëhere dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigj njësit relevante policore duke përfshir edhe Njësin K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFORI-it Amerikan.” – ka thënë Elshani.
Ai tutje ka treguar se mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi i ngjarjes në ora 16 e 20 minuta.
Rasti është nën hetime.
“Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16e20 ëahtë largu nga Vendi i ngjarjes. Në konsultim me Prokurorin, rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe po hetohet nga ana e jonë.” – ka përfunduar ai.