Lajme

Gjendet një i vdekur në pyll, afër liqenit të Badocit

Një person është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 21:50 afër liqenit të Badocit.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se janë duke u bërë hetimet e nevojshme për të mësuar shkaqet e vdekjes.

“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graqanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulancës”.

“Njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hoxha.