Dje në Klinë është gjetur një veturë me targa të Zvicrës, që ishte e vënë në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
Sipas policisë ajo ishte e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.
“Klinë 25.09.2024 – 17:00. Njësia e auto-krimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.