Një burrë shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në shtëpinë ku ishte duke banuar në Gjakovë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Gjakovë / 09.03.2024 – 12:30. Viktima mashkull me shtetësi të huaj është gjetur pa shenja jete në shtëpinë ku ishte duke banuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.