Lajme

Gjendet i vdekur një person në Prizren

By GAZETA SCANNER 1

August 24, 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur i vdekur një person në Prizren.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar disa detaje.

Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion dhe rasti është në hetime.

“Policia ka pranuar një informatë nga urgjenca se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.