Lajme

Gjendet i vdekur një person në Gjilan, ende nuk dihet identiteti

By GAZETA SCANNER 1

June 16, 2024

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Livoq të Epërm të Gjilanit.

Policia thotë se ende nuk dihet identiteti i viktimës, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor.