Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

By GAZETA SCANNER 1

April 27, 2024

Dje është gjetur i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë.

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij.

“Fushë Kosovë / 26.04.2024 – 10:30. Raportohet se në nje banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.