Është gjetur pa shenja jete një grua në Podujevë, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.