Sport

“Gjelat” kërkojnë fitore ndaj Polonisë, Holanda e Austria përballen për kualifikimin direkt

By GAZETA SCANNER 1

June 25, 2024

Ishte një fazë spektakolare, por për fat të keq po shkon drejt fundit, teksa këtë të martë do të mbyllen zyrtarisht edhe dy grupe të tjera, në Euro 2024, me skuadrat e Grupit D, Francë, Holandë, Austri e Poloni që do të zhvillojnë sfidat e xhiros së tretë, të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Kështu, në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit, “Gjelat” e Didier Deschamps do të përballen me Poloninë, në një përballje që mund t’i sigurojë lehtësisht vendin e parë në Grupin C, me “Shqiponjat e Bardha” polake, që deri më tani janë në kuotën e 0 pikëve dhe vështirë se do të arrijnë të sigurojnë diçka këtë pasdite.

Në krahun tjetër, Holanda do të ndeshet me Austrinë, me “Tulipanët”, që kërkojnë të vijojnë me spektakël ecurinë e tyre, në finalet e këtij Kampionati Evropian dhe këtë gjë mund ta bëjnë nëse arrijnë të kalojnë Austrinë, me të dyja këto skuadra që kanë grumbulluar pikët e nevojshme për të siguruar kalimin më tej dhe ndeshen për të mësuar renditjen përfundimtare në këtë grup.