Lajme

Gjashtë të arrestuar në Gjilan, konfiskohen 33 kg ar, mbi 14 mijë euro e gati 10 mijë franga

By GAZETA SCANNER 1

June 02, 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona për tregti të ndaluar në Gjilan.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, aksioni është zhvilluar në disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, ku janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14.650.00€ dhe 9.720.00 franga zvicerane.

Raporti i plotë:

TREGTI E NDALUAR

Gjilan, 01.06.2024-15:00. Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Policisë së Kosovës në koordinim me Doganën e Kosovës pas pranimit dhe verifikimit të informatës për dyshim për Tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, kanë ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e Gjilanit duke kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14.650.00€ dhe 9.720.00 franga zvicerane. Lidhur me rasti janë arrestuar gjashtë(6) persona të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje.