Botë

Gjashtë shtete të mëdha evropiane i bëjnë thirrje Izraelit që ta ndalë zgjerimin e vendbanimeve

By GAZETA SCANNER 1

March 04, 2023

Gjashtë shtete evropiane i dënuan të shtunën sulmet e militantëve palestinezë, nga të cilat janë vrarë disa qytetarë izraelitë, në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe i bënë thirrje Izraelit që ta ndërpresë zgjerimin e vendbanimeve atje.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite që ta tërheqë vendimin e saj të marrë rishtazi për avancimin e ndërtimit të më shumë se shtatë mijë njësive të banimit në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe për legalizimin e post-blloqeve të vendbanimeve”- thuhet në deklaratën e përbashkët të Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë, Spanjës e Polonisë, raporton agjencia “Reuters”.

Të premten, i dërguari i Bashkimit Evropian për Palestinën bëri thirrje për llogaridhënie dhe që autorët të sillen para drejtësisë pas sulmit të ardhësve izraelitë në një qytet palestinez, me ç’rast një palestinez u vra dhe dhjetëra shtëpive, veturave e dyqaneve iu vu flaka.