Lajme

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

July 21, 2024

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tri raste janë raportuar në rajonin e Pejës, dy raste në rajonnin e Prishtinës dhe një rast është raportuar në Rahovec.

Në të gjitha këto raste, cak i dhunës kanë qenë gratë.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Lipjan 18.07.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Podujevë 20.07.2024-16:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 20.07.2024-13:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 20.07.2024-17:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 20.07.2024-18:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është ofenduar nga gjyshi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 20.07.2024-06:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.