Lajme

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

By GAZETA SCANNER 1

October 22, 2024

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë / 21.10.2024 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur dhe ofenduar viktimën femër kosovare. I dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në QKUK dhe është ndaluar për tretman të mëtejmë të detyrueshëm në repartin e psikiatrisë. Rasti është duke u hetuar.

· Podujevë / 20.10.2024 – 20:30. Më 21.10.2024 është raportuar se viktima femër kosovare në vazhdimësi është duke pasur dhunë psikike dhe fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 21.10.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte dërguar sms ofenduese ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Klinë / 21.10.2024 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin nga i dyshuari janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, tetë fishek dhe një kuti me fishekë të pushkës ajrore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Istog / 21.10.2024 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 19.10.2024 – 11:00. Me 21.10.2024 është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se viktimës femër kosovare i ka shkaktuar dhunë fizike. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.