18.1 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

Gjashtë amendamente i shtohen Ligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

- Advertisement -

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Në grupin punues të përbërë nga katër anëtarë, janë propozuar gjashtë amendamente, të cilat do t’iu dërgohen komisioneve të përhershme për vlerësime, raporton EO.

Kryetari i këtij komisioni Armend Muja, tha se nga këto gjashtë amendamente do të plotësohet Ligji për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

“Komisioni e ka caktuar grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Me këtë përbërje Visar Korenica, Mërgim Lushtaku, Enver Haliti kanë shqyrtuar projektligjin dhe komisionit i kanë propozuar raport me amendamente. Gjithsej janë propozuar 6 amendamente”, tha Muja.

E amendamentet e propozuara nga ky grup punues, i lexoi deputeti i VV-së, Visar Korenica.

Korenica njoftoi lidhur me propozimet e ndryshimet në këtë projektligj ku janë shtuar edhe paragrafë.

“I kemi paraqitur në detaje të gjitha arsyetimet ne mund të shkojmë për të gjitha amendamentet një nga një me i përmend. Ato janë përcjell te komisioni, si jeni dakord ja bëjmë”, tha ai.

“Grupi pothuajse ka qenë unanim në propozimet e amendamenteve… të njëjtat i propozojmë komisionit që të aprovohen dhe të procedohen më tutje”, tha Korenica, ndërsa propozimet iu dërguan Komisioneve të përhershme për vlerësime.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit