Lajme

Gjakovë: Arrestohen dy të dyshuar lidhur me vrasjen në tentativë në fshatin Babaj i Bokës

By GAZETA SCANNER 1

May 18, 2024

Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar lidhur me vrasjen në tentativë në fshatin Babaj i Bokës, Gjakovë, e cila ka ndodhur me 6 maj të këtij viti.

Arrestimi i tyre u realizua këtë të premte.

Me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.