Policia e Kosovës nga rajoni i Gjakovës është vënë në kërkim të një personi, pasi i njëjti po dyshohet se i mori 10 mijë euro të pazarit ditor nga kompania ku punonte, “Kosmonte Foods” dhe u “zhduk”, ani pse duhej t’i dorëzonte ato në vendin ku punonte.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas tij, punëtori në fjalë nuk e kishte bërë dorëzimin e rregullt të pazarit ditor si dhe nuk kishte bërë barazim të rregullt të stoqeve, ndërsa shtoi se rasti është iniciuar si keqpërdorim i besimit.
“Rruga ‘Nënë Tereza’ – Gjakovë (10.08.2023-08:00) Ankuesi M/K ka raportuar në polici se njëri nga punëtorët e tij (shitës ambulant), nuk ka bërë dorëzimin e rregullt të parave si dhe nuk kishte bërë barazim të rregullt të stoqeve. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti nën hetime”, ka thënë Elezaj.