Sport

Giroud është i detyruar të qëndrojë të Chelsea, lojtari kërkon largimin

Olivier Giroud mund të të qëndrojë te Chelsea të paktën deri në fund të sezonit, raporton “Tuttosport”, përcjell GazetaScanner.

Dy klubet e mëdha italiane, AC Milan dhe Inter janë duke tentuar ta blejnë sulmuesin francez, por siç raportohet, lojtari është i detyruar të qëndrojë në Londër, të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Ndryshe, Giroud po kërkon një largim nga Chelsea pasi që ai nuk po gjen hapësirë në skuadrën londineze. Chelsea tashmë është duke e konsideruar Tammy Abraham sulmues numër një të skuadrës, madje, “Blutë” e Londrës shumë shpejtë do të rinovojnë kontratën e re me Abraham. /GazetaScanner/