Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse ka folur në një konferencë për media para ndeshjes kundër Bjellorusisë, e katërta me radhë në grupin I të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Ai kërkoi më shumë përkushtim nga lojtarët për t’i arritur objektivat që ka Kosova, derisa potencoi se mungesa e shënimit të golave nga rastet e krijuara po e penalizon skuadrën
“Është e qartë se ajo që na ka munguar janë golat. Nëse flasim, sidomos për ndeshjet e fundi, mund ta keni parë edhe ju që kemi luajtur një ndeshje vërtetë të mirë, kemi treguar futboll të mirë, kemi pasur lojë kualitative, por megjithatë nuk e kemi arritur shënimin e golit që ka qenë më e rëndësishmja prandaj besoj që duhet të jemi më të përkushtuar dhe të luftojmë edhe më shumë për ta arritur qëllimin tonë duke shënuar fillimisht gola dhe në atë formë të arrijmë edhe fitoret. Pra, ajo që na duhet më shumë është një determinim edhe më i madh, përkushtim edhe më i madh për t’i arritur qëllimet që i kemi.”, ka thënë Giresse.
I pyetur rreth formacionit me të cilin Kosova pritet të paraqitet nesër ndaj Rumanisë, Giresse xka deklaruar se nuk mund të jap detaje, por se në fushë do të jetë 11-sha më e mirë që synon fitoren.
“Sa i përket formacionit për nesër, normalisht që tani nuk mund të jap asnjë lloj emri, as nuk mund të konfirmojë asgjë për 11-shen me të cilën do ta fillojmë ndeshjen nesër, por ajo që mund të thëm është që 11-shja që do ta nis ndeshjen nesër është 11-shja e cila sipas mendimit tim do të jetë 11-shja më e mirë që do të jetë në gjendje për të marr fitoren në përballjen e nesërme.”, shtoi trajneri francez.
Ai më tutje bëri të ditur se për ndeshjen kundër Bjellorusisë në dyshim është sulmuesi Milot Rashica, ndërsa kthehet në dispozicion të skuadrës Mirlind Kryeziu.
“Sa i përket Milotit, akoma nuk e kemi të qartë nëse ai do të jetë në dispozicion nesër, edhe tash kur po flasim nuk është shumë e qartë nëse ai do të jetë në gjendje ta përballojë stërvitjen e sotme që do të fillojë pas pak minutash sepse gjendja e tij fizike është duke u përcjellë gjatë tërë kohës dhe vendimi do të merret në momentin kur të kuptohet nëse do të jetë në gjendje të luajë apo jo. Kurse, sa i përket Mirlind Kryeziut, në ndeshjen e parë nuk ka qenë i gatshëm, por tani ai është në dispozicion të ekipit dhe është i gatshëm për të qenë pjesë e lojës nesër.”, tha Giresse.
Duke folur për mosaktivizimin e sulmuesit Ermal Krasniqi, Giresse tha se kjo varet nga shumë faktorë, por shtoi se ka besim të madh tek ish-sulmuesi i Ballkanit.
“Patjetër që Krasniqi është njëri prej futbollistëve në të cilët llogoris. Vet fakti që ai është pjesë e kësaj liste nënkupton që unë llogoris në të por nuk mund të flas më shumë se kush mund të aktivizohet nesër apo se në sër apo se në çfarë poziciono do të aktivizohet cilido prej lojtarëve nesër.”, tha Giresse në fund.
Ballafaqimi ndërmjet Bjellorusisë dhe Kosovës zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Budapest të Hungarisë.