Fansat dhe familja e Bradley Cooper dhe Gigi Hadid thuhet se shpresojnë që dyshja të fejohen së shpejti.
Burime të Entertainment Tonight kanë thënë se miqtë dhe familja e kanë këtë shpresë për faktin se marrëdhënia e çiftit ka shkuar mirë, shkruan TheNews.
“Gjithçka po shkon mirë me Gigin dhe Bradleyn dhe ata janë vërtet të lumtur në marrëdhënien e tyre”.
“Miqtë dhe familja e tyre do të donin t’i shihnin ata të fejuar së shpejti”, kanë bërë të ditur burimet.
Dyshja thuhet se tashmë kanë diskutuar të ardhmen e tyre së bashku.
“Komunikimi ka qenë gjithmonë kyç mes tyre dhe të dy janë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin për të ardhmen e tyre”.
“Ata janë gjithashtu të dy të përkushtuar kur bëhet fjalë për angazhimet dhe projektet e tyre. Dyshja kanë synime të ngjashme, gjë që e bën shumë të lehtë lidhjen e tyre”, thanë tutje po të njëjtat burime.