Lajme

Gëzim Kelmendi: Marrëdhënia mes dy meshkujve është më shumë se amoralitet, është shfrenim psikik

By GAZETA SCANNER 1

April 29, 2024

Gëzim Kelmendi, kryetar i partisë Fjala, ka thënë se marrëdhëniet seksuale mes personave të gjinisë së njëjtë është amoralitet.

Ai ka thënë se marrëdhënia seksuale mes  dy meshkujve është shfrenim psikik.

“Një amoralitet në kuoptim të plotë të fjalës, këta po dëshirojnë me rregullu me ligj. Marrëdhënia seksuale mes dy meshkujke është më shumë se amoralitet, është shfrenim psikik”, tha ai në “Pressing” të T7.

“Deri në vitet e 90’ta homoseksualizmi është cilësuar sëmundje psiqike, tash konsiderohet si ndryshim gjenetik, dmth këta lindin të tillë. Se në momentin që i thu dikujt ke lind i tillë, shfajësohet. Nuk ka të bëjë me lindje kjo”, tha Kelmendi.