Lajme

Gërxhaliu: Përjashtimi nga CEFTA do të ishte i dëmshëm për prodhuesit vendës, fitore për Serbinë

By GAZETA SCANNER 1

September 27, 2024

Njohësi  i ekonomisë, Safet  Gërxhaliu, ka thënë se CEFTA ka pasur dobi për Kosovën dhe prodhuesit vendës.

Por, sipas tij nëse ndodhë një përjashtim nga kjo organizatë, ashtu siç ka paralajmëruar  Gjermania nëse qeveria nuk heqë masën e ndalimit të produkteve serbe, do të kishte pasoja për prodhuesit vendor.

“Në qoftë se vihet një taksë në lëndën e parë të importuar në Kosovë atëherë prodhimet kosovare do të jetë e pamundur të jenë konkurrues në tregun rajonal apo evropianë”, ka thënë Gërxhaliu në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.

Ai ka thënë se largimi nga CEFTA do të kishte pasoja edhe në aspektin politikë që sipas tij, do të ishte fitore e madhe për Serbinë.

“Në aspektin politik do të jetë një fitore shumë e madhe e Serbisë e cila do ta promovojë edhe më tepër Ballkanin e Hapur dhe për një kthim eventual do të kërkohej koncensione të shumta ndaj Kosovës, qoftë nga Evropa qoftë nga Amerika dhe do të jetë e dhimbshme për Kosovën”, tha ai.

Gërxhaliu ka thënë se Qeveria e Kosovës  duhet të gjejë gjuhën e koordinimit me aleatët në këtë rast me Gjermaninë.