Lajme

Gërvalla: S’do të ndalojmë së çliruari njerëzit nga bandat kriminale, sidomos për popullsinë në veri

By GAZETA SCANNER

October 06, 2024

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla pretendoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në një intervistë për Radiotelevizionin Slloven, Gërvalla ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e kushteve, veçanërisht në veri të vendit.

“Ne nuk do të ndalojmë së krijuari kushte të barabarta për të gjithë njerëzit në Kosovë, së çliruari njerëzit në veri të vendit tonë”.

E pyetur nëse kjo përpjekje shtrihet edhe tek komuniteti serb, Gërvalla tha se “nuk do të ndalojmë së çliruari njerëzit, sidomos për popullsinë në veri”.

“Pikërisht. Ne nuk do të ndalojmë së çliruari njerëzit, sidomos për popullsinë në veri të vendit tonë, nga bandat kriminale, të cilat për shumë vite me radhë kanë bërë që ata të izolohen dhe të mos kanë qasje në institucione”, u shpreh Gërvalla.