Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla po vazhdojnë fushatën me diasporën. Këtë herë, ata ndodhen në Zvicër, ku kjo e fundit ka bërë me dije se partia e saj, “Guxo” ka organizuar festë për 28 nëntorin.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka njoftuar se takimi fillon nga ora 18:00.
“Sot, në Kreuzlingen (Thurgau), së bashku me Kryeministrin Albin Kurti do të marrim pjesë në një takim të veçantë me mërgimtarët tanë, të organizuar nga Dega e Partisë Guxo në Zvicër.
7 dhjetor 2024, ora 18:00.
Mirë u takofshim, mërgimtarë të dashur!” – ka shkruar ajo.