Lajme

Gërvalla lavdërohet me liberalizimin e vizave: Për shumë vite ishte ëndërr për qytetarët

By GAZETA SCANNER

December 28, 2024

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka mbajtur një fjalim në “Konferencën e Ambasadorëve”, që u organizua sot në Prishtinë.

Në fjalën e saj, Gërvalla është lavdëruar me liberalizimin e vizave, përkundër që kriteret ishin plotësuar shumë kohë para se Qeevria Kurti të ishte në pushtet.

Ajo ka vlerësuar se kjo ishte një ëndërr për qytetarët.

“Dëshiroj të nis me një moment që për shumë vite ishte ëndërr për qytetarët. Ky synim ishte simbol i asaj që donim të ishim. Një vend i lirë dhe i lidhur ngushtë me Evropën. Sot kjo ëndërr u bë realitet. Diçka e tillë s’ndodh vetvetiu. Ky sukses është rezultat i përkushtimit të Kosovës për të ndërtuar shtet ligjor dhe për të luftuar korrupsionin. Në vitet e fundit kemi ndërmarrë reforma të thella që kanë rritur transparencën forcuar pavarësinë e institucioneve. Lufta kundër korrupsionit ka sjellë rezultate konkrete duke treguar se askush s’është mbi ligjin. Partnerët tanë evropianë e njohën këtë progres dhe sot qytetarët tanë mund të lëvizin lirshëm” – ka thënë Gërvalla.