Lajme

Gërvalla fton të aplikohet në konkursin për diplomatë të rinj

By GAZETA SCANNER 1

May 25, 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e MPJD-së për diplomatë të rinj.

“Nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për diplomatë të rinj.

Konkursi është hapur për gjuhë të ndryshme dhe ftesa për të aplikuar vlen si për qytetarët e Republikës së Kosovës brenda vendit, ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë Kosovës.” – ka shkruar Gërvalla