Lajme

Gërvalla e gënjeu publikun që MPJD nuk e zgjodhi operatorin 5 herë e gjysmë më të shtrenjtë

By GAZETA SCANNER 1

October 28, 2024

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka ndërprerë kontratën me kompaninë “AL DUSHI Sh.p.k”, pas dështimit spektakolar për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale për dërgimin e postës diplomatike jashtë vendit.

Ministrja Donika Gërvalla në një reagim të premten tha se “AL DUSHI Sh.P.K” është përzgjedhur nga OSHP e jo nga Ministria. Sidoqoftë, faktet më poshtë e dëshmojnë, të kundërtën. MPJD e kishte angazhuar “AL DUSHI Sh.P.K” vet dhe me çmim pesë fish më të lartë.

Në bazë të dokumenteve që posedon Gazeta Express del se kompania “3P shpk” ( DHL), është shpallur fillimisht fituese e tenderit. Pas kësaj, kompania “AL Dushi është ankuar tek Autoriteti Kontraktues ( Ministria), duke pretenduar se Kompania “3P Sh,P.K) ka dhënë fakte të rreme, pa ndonjë dëshmi për këtë. Autoriteti Kontraktual( Ministria)  ka marrë për bazë këtë ankesë, por jo edhe dëshmitë e ofruara nga 3P SH.P.K ( DHL)

Në bazë të dokumenteve çmimin 5 herë më të lirë të ofruar  “3P SH.P.K” Autoriteti Kontraktues (Ministria), e kishte shpalle si ofertë financiare  “abnormalisht tē ulët”.

Në këtë mënyrë është hapur rruga për ta shpallë fitues ” AL DUSHI sh.p.k”.