Al Ettifaq është duke punuar që ta sjellë sa më shpejtë në ekip Jordan Henderson, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Trajneri i ekipit arab, Steven Gerrard, e dëshiron me ngulm mesfushorin anglez, prandaj për të është paraqitur një ofertë e madhe.
Henderson do të diskutojë me Jurgen Klopp për të ardhmen e tij tek ekipi i Liverpool, e pastaj do t’i përgjigjet ofertës së Al Ettifaq.