Rozë

Georgina Rodriguez pozon me çizme 2000 euro

By GAZETA SCANNER 1

November 24, 2024

Georgina Rodriguez ka postuar disa foto të reja në Instagram që janë realizuar në Riyadh.

Ajo i pëlqen shëtitjet në natyrë dhe çizmet që kishte veshur tërhoqën vëmendjen e ndjekësve.

Bëhet fjalë për një model të markës Chanel, çmimi i të cilit shkon rreth 2000 euro.

Postimi i saj deri më tani ka marrë më shumë se dy milionë pëlqime në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

Partnerja e Cristiano Ronaldos së fundmi ndau pamjen e parë të shtëpisë së tyre të re në Riyadh, e cila ka ngjallur interes të madh publik.

Në fillim të vitit 2023, çifti u transferua në Arabinë Saudite, ku Ronaldo vazhdon karrierën e tij futbollistike.

Në profilin e saj në Instagram dhe TikTok, Georgina postoi një video me përshkrimin “shtëpi e re”, duke ua prezantuar fansave që janë të etur për detaje rreth jetës së tyre të re.