Bodibilderja kosovare Gentiana Beqa ka shkëlqyer edhe një herë në arenën ndërkombëtare. Ajo e ka fituar medaljen e artë në garën botërore “WEorld Fitness Women’s Championships”.
Gentiana ia doli të shpallet kampione botërore falë fizikusit të saj të përkryer në një konkurrencë mjaft të forte.
Në këtë garë, sportistja nga Gjakova e përfaqësoi Shqipërinë dhe u vesh me flamurin kuq e zi, gjë të cilën e ëndërronte pasi ishte lindur me këtë frymë.
Ajo ndihet mjaft e lumtur me arritjen e radhës dhe këtë herë për të ishte edhe më emocionuese pasi e përfaqësoi Shqipërinë.