Sport

Genc Nuza sërish ndan drejtësinë në Ligën e Konferencës

By GAZETA SCANNER 1

November 27, 2023

Gjyqtari kosovar Genc Nuza për herë të dytë në këtë edicion do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës së UEFA-s. Ai do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen ndërmjet skuadrës finlandeze, HJK Helsinki dhe asaj skoceze, Aberdeen, e cila zhvillohet më 30 nëntor, në orën 18:45. Nuza do të shoqërohet nga asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, si dhe gjyqtari i katërt, Dardan Çaka.

Ky fakt shënon një rritje të vazhdueshme të prezencës së gjyqtarëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare dhe dëshmi e punës së tyre profesionale, pasi edhe javët e kaluara krahas Nuzës në ndeshje ndërkombëtare gjykuan edhe Visar Kastrati dhe Mervan Bejtullahu, me asistentë. Do theksuar se Nuza është pjesë e Programit të UEFA-s ‘Mentor Talent’, si një nga gjyqtarët perspektivë të UEFA-s.