Sport

Genc Nuza e ndan drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

May 21, 2024

Nesër zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.

Komisioni i Gjyqtarëve ka vendosur për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë finale, me Genc Nuzën kryesor, e të cilit do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti. Në VAR do të jetë Alban Shala, kurse AVAR, Besnik Morina.