Sport

Gega, kampione e Ballkanit/ Atletja shqiptare triumfon në Izmir të Turqisë

By GAZETA SCANNER 1

May 25, 2024

Luiza Gega i shton një tjetër titull karrierës së saj të suksesshme.

Ajo u shpall kampione e Ballkanit në 3 000 metra me pengesa, në një garë testuese për Europianin dhe Olimpiadën.

Atletja shqiptare triumfoi në Izmir të Turqisë. Koha fituese ishte 9’26”40, ndërsa gara e radhës do të jetë në 5000 metra.

Trajneri Stërmasi tha se kjo ishte garë testuese dhe jo për rezultat.