Lajme

Gazmend Muhaxheri i fal sulmuesit, heq dorë nga procedurat penale

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2024

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka zgjedhur t’i falë personat që e sulmuan muajin e kaluar.

Siç ka bërë të ditur avokati i Muhaxherit, Dukagjin Kerveshi, këtë vendim kryetari e ka marrë pas takimit me familjet e sulmuesve dhe mbështetjes së miqve, përfshirë Xhavitt Halitin dhe Vehbi Shalën.

Ai bëri të ditur se Muhaxheri “nuk do t’i ndjek të njëjtit penalisht në procedurë penale dhe se heq dorë nga kërkesat eventuale pasurore ndaj tyre në procedurë gjyqësore”