Lajme

Gazmend Hoxha nis reformat në polici, çfarë parasheh struktura e re organizative

By GAZETA SCANNER 1

March 30, 2023

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka nisur reformat brenda institucionit që ai drejton. Një strukturë e re organizative ka nisur së implementuari brenda policisë. Për këtë strukturë të re ka njoftuar para pak dite edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës. Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, ka thënë ministri Sveçla.