Lajme

Gazetari shqiptar tregon nëse Faton Hajrizi u strehua në Luginë dhe cila është rruga e dyshuar e arratisjes

By GAZETA SCANNER 1

July 18, 2024

Gazetari shqiptar nga Lugina e Preshevës, Hasan Hasani, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka folur për rastin e ndodhur sot në Serbi ku është vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur. Aktin po dyshohet se e ka kryer Faton Hajrizi, për të cilin dyshohet se ka qëndruar në Luginë të Preshevës pas arratisjes nga burgu në Kosovë.

Hasani thotë se vendi ku ka ndodhur vrasja e policit serb është në afërsi të kufirit në mes të Serbisë dhe Republika Srpskas, dhe sipas gazetarit shqiptar, Faton Hajrizi, dyshohet se ka tentuar që përmes Serbisë, pastaj kalimit në Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë të largohet për në vendet BE-së, konkretisht Gjermani.

Gazetari shqiptar në FRONTAL ka thënë se dyshohet që Hajrizi ka kaluar në territorin e Bosnje e Hercegovinë përmes arave, dhe se tashmë policia në dy vendet janë duke bërë kërkime intensive për ta gjetur dhe arrestuar.

“Thuhet që vendi në Lloznicë i ka 350 metra larg nga hyrja në Republika Srpska. Dëshmitarët thotë se kanë takuar një person që dyshohet se është Faton Hajrizi e që i njëjti ka pyetur se cila është rruga më e shkurtër për të kaluar në Bosnje e Hercegovinë”, ka deklaruar Hasani./