Lajme

Gaxherri thotë se Edi Rama është lideri i Ballkanit, qasjen e Kurtit e quan të dëmshme

By GAZETA SCANNER 1

November 23, 2023

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Besa Gaxheri, ka thënë se raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, asnjëherë nuk kanë qenë më të rënda.

Ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1, ka thënë se Kosova nuk asnjë vend më të afërt se Shqipërinë dhe s’duhet të ketë.

“Nuk duhet të ecim para ose të veprojmë pa u konsultuar ose pa u bashkëvepruar… Nuk mund ta kemi asnjë shtet më afër dhe s’duhet ta kemi. Kurrë në historinë e këtyre dy shteteve , por edhe kur nuk ishte shtet Kosova, nuk kemi pasur raporte zero me Shqipërinë, kjo është e tmerrshme”, ka thënë Gaxherri.

Ajo ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, është lider i Ballkanit dhe sipas saj mirë që është, por që qasja e kryeministri Kurti është e dëmshme.