Lajme

Gashi, VV e detyruar të krijojë institucionet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se ne kemi propozuar idenë që LDK t’i ketë postet e kryeparlamentarit dhe të presidentit, por ne nuk po e kërkojmë me çdo kusht postin e presidentit, duke e lënë me nënkuptuar se nëse VV don t’i merrë këto poste mund të bëjnë rotacion në pozita.

“Vetëvendosje ka dalë partia e parë edhe ajo është e detyruar me krijuar qeverinë. Ne e kemi dhënë propozimin tonë si LDK”, ka thënë Gashi në Debat Plus në Televizionin Dukagjini.

Gashi ka ripësëritur se partia e tij është për një bashkëqeverisje me VV, por sipas tij, nëse LDK nuk bënë koalicion me VV shkojmë në opozitë,

Dje, kryetari i LDK, Isa Mustafa, tha në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, se ju kanë ofruar VV edhe një ministri në këmbim të postit të Presidentit. Megjithatë, deri më tani nga VV nuk kanë pranuar një propozim të tillë.

Albulena Haxhiu e VV iu është kundërpërgjigjur duke ju thënë “Jo, faleminderit”.