Lajme

Gashi: Vetëvendosje po negocion me Radoiçiq për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së

By GAZETA SCANNER 1

October 09, 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me tashmë kriminelin e sulmit “Banjska”.

Sipas Gashit, zbardhja e këtyre përgjimeve tregon negocimin e Vetëvendosjes me Radoiçin për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së.

I njëjti shprehet se situata e tillë është alarmante, pasi interesat e vendit po diskutohen me ata që janë kundër shtetit.

“Paga e veteranëve ka qenë debati kryesor i ligjit për pagën minimale. Kjo është një situatë alarmante, ku interesa të rëndësishme të vendit po diskutohen me figura që kanë vepruar kundër shtetit tonë”, shkroi ndër tjera Gashi.