Lajme

Gashi: Sot pak rëndësi ka se çka thotë Serbia, rëndësi ka se çka thanë anëtarët e KiE-së

By GAZETA SCANNER 1

April 24, 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar pranimin e aplikimit të vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Gashi, në një intervistë për Info Magazinë, tha se nuk ka rëndësi se çka thotë Serbia për këtë proces, por ajo se çka thanë anëtarët e KiE-së.

“Sot pak rëndësi ka se çka thotë Serbia, se çka mendon Serbia, për ne sot me rëndësi është se çka thanë anëtarët e Këshillit të Evropës dhe si votuan ata. Pra 33 anëtarë të KiE votuan pro anëtarësimit të  Kosovës në KiE”, u shpreh Gashi.

Ai tha se kjo u bë është falë një pune të vazhdueshme të të gjitha institucioneve dhe përfaqësuesve politikë të Kosovës.

“Sot mbërritëm në këtë pikë që është arritje e përbashkët”, shtoi ai.

Gashi theksoi se shtatë vota ishin kundër, pesë abstenime dhe 33 pro.