Lajme

Gashi: Raporti i Qeverisë për sulmin e Banjskës kolazh i raportimeve të mediave, asgjë e re

By GAZETA SCANNER 1

June 18, 2024

Analisti Dardan Gashi ka kritikuar raportin e Qeverisë së Kosovës, respketivit të Minsitrisë së Punëve të Jashtme për sulmin e ndodhur më 24 shtator në Zveçan, duke theksuar se ai është i bazuar kryesisht në raportimet e mediave dhe nuk përmban informacione të reja apo të papublikuara më parë.

Këto deklarata Gashi i ka bërë duke u thirrur në burime diplomatike të afërta me zhvillimet rreth këtij rasti.

“Nuk ka hetim për Basnjkë, të cilën ia lyp BE-ja, dhe atë hetim që e kanë bërë, unë po të flas nga takimet që kam pasur me diplomatë, se ky raport është kolazh i raportimeve të mediave. Nuk ka asnjë lajm në të që nuk e kemi parë në media, s’ka asnjë informatë në raportin e Ministrisë së Jashtme. Më ka thënë njeri i një shteti serioz që merret me ato punë,” ka thënë Gashi në “Debat Plus”.

Gashi ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për mashtrim dhe duke thënë se Kurti meriton “kupën e mashtruesit”.

Sipas tij, Kurti është një supermashtrues dhe është i pakonkurrencë në këtë fushë, përveç presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“E sa për kupë, kupën e mashtruesit tash me pas vakt ia kisha çu. Këtë kupë e ka fituar dhe e fiton pa pikë konkurrence përveç Vuçiqit, tjetër kush s’mund t’ia merr. Supermashtrues,” ka shtuar Gashi.