Lajme

Gashi: Radoiçiqi ka hyrë tri herë në Kosovë dhe është larguar, s’është arrestuar

By GAZETA SCANNER 1

May 27, 2024

Kreshnik Gashi nga BIRN ka thënë se terroristi Milan Radoiçiq ka hyrë tri herë në territorin e Kosovës dhe se asnjëherë nuk është arrestuar.

Gashi rastin e parë e përmend se Radoiçiq ka hyrë dhe është larguar prej pikës kufitare por që askush nuk është arrestuar. Edhe në rastin e dytë, sipas Gashit Milan Radoiçiqi ka hyrë në Leposaviq, ka dhënë mesazh dhe askush nuk e ka penguar atë e ai është lënë i lirë.

Gashi tek “Debat Plusi” ka thënë e rasti i tretë i hyrjes në Kosovë të Milan Radoiçiqi ka ndodhur saktësisht në shtator të vitit 2023, kur edhe ndodhi sulmi në Banjska ku rreshteri Afrim Bunjaku mbeti i vrarë.

“Milan Radoiçiqi deri tani ka hyrë tri herë në territorin e Kosovës, ka bërë parada dhe është larguar dhe nuk është arrestuar. Në njërin rast është larguar prej pikës kufitare dhe askush nuk është arrestuar për lirimin e tij.Në rastin e dytë Radoiçiqi është futur në Leposaviç dhe kerkush nuk e ka penguar, ka dhënë mesazh dhe është arratisur prej Kosovës. Rasti i tretë, të paktën në atë që kemi parë në sulmin e Banjskës”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka ritheksuar se zyrtarët policor të komunitetit serb janë lejuar të punojnë në institucionet e Kosovës pavarësisht se strukturat e tyre më të larta kanë shkuar në Beograd dhe janë takuar me terroristin serb, Milan Radoiçiq.

“Me datë 23.03.2022 strukturat më të larta të Policisë së Kosovës të veriut kanë shkuar në Beograd dhe janë takuar me Milan Radoiçiq. Janë kthyer të njëjtit në strukturën komanduese të PK-së dhe ministri aktual nuk ka guxuar as të pezullojë  e as me i shkarku. Këta njerëz janë larguar nga Policia e Kosovës vetëm në momentin kur kanë vendosur të japin dorëheqje. Qeveria Kurti me vullnetin e vet i ka lejuar shokët e Milan Radoiçiqit me punu për disa muaj në PK dhe askush nuk ka dhënë llogari për këtë punë. Këta njerëz nuk janë shkarkuar por kanë vendosur të e lëjnë Policinë e Kosovës. Njëra prej arsyejeve që Policitë e Kosovës nuk kanë vazhduar të jenë pjesë e PK-së është se qeveria Kurti i ka lejuar eprorët të cilët janë shok të Milan Radoiçiqit, derisa kanë vendosur ata të largohen”, shtoi ai.