Lajme

Gashi: Qeveria s’ka gatishmëri t’i mbajë deri në fund veprimet sovraniste

By GAZETA SCANNER 1

February 29, 2024

Analisti politik, Astrit Gashi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme që ta mbajë një veprim sovranist për vendin deri në fund.

Sipas tij, ShBA-ja e ka mësuar “lojën” e Qeverisë dhe se me pak presion po ua ndërrojnë qëndrimet.

“S’mund ta ushtrosh sovranitetin, kur në gjysmë të rrugës thua që nisa por s’po e shtroj. Me ushtru sovranitet në botën e sotme është e pamundshme në kontekstin rajonal. S’po flasim në kontekstin brenda lagjeve të Prishtinës, po flasim për kufi”, tha ai në “Debat Plus”.

“Mundesh me dashtë me i bas i shtet sovran, por duhet t’i bartësh pasojat. A është e gatshme qeveria t’i bartë pasojat, nuk është dhe pastaj po e ndërron kursin. Nuk po shohim gatishmërinë t’i mbajë veprimet sovraniste. ShBA e kanë mësu ngapak taktin, po i mbajnë dy-tri konferenca dhe po ndërron”, ka vijuar ai.